“Në Kurthin e Piter Pan” u regjistrua pa publik pas shpërthimit të koronavirusit në vendin tonë. Vetë Alketa Vejsiu bëri të ditur lajmin, ndërkohë që sot konstaton diçka tjetër.
Megjithëse ajo bëri thirrje që të mbajnë fëmijët brenda, thotë se parqet e lojërave ishin plotë me fëmijë.
“Qendroni në shtëpi!
Kina Izoloi Virusin, Italia gjithashtu, është rradha jonë!
Parqet e lojërave i pashë plot me fëmijë! Nuk duhet sepse virusi merret me prekje;
Topi, lodrat janë përcjellës dhe mbartës! Mos të bëjmë gabimin që ta marrim me sportivitet! Do shpëtojmë shumë shpejt, por është rasti për ta marrë seriozisht!
Qendroni në shtëpi!
Vitamina C, ujë të ngrohtë me limon lexova në një artikull shkencor! Njerëzimi ka kaluar më keq se kaq, luftra të tmerrshme; po na kërkohet të qendrojmë në shtëpi!”