Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pjerin Ndreu: 21 janari do zbardhet, Bashës i ka dalë boja

19:24 / May 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pjerrini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i PS për Bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu paralajmëroi opozitën shqiptare se ngjarja e 21 janarit do të zbardhet dhe se në pah do të dalin krime të tmerrshme.

“Janë vrarë 4 vetë dhe janë plagosur dhjetëra e bëhet gjithë ky debat për një shkop gome. Këtu kanë ndodhur gjëra të tmerrshme. Këtyre njerëzve u duhet thënë se ju dhe stani juaj janë të kriminalizuar dhe me histori që do të zbardhen.

21 janari është pasaporta morale e opozitës. Një opozitë që ka 21 janarin vjen këtu e përmend një shkop gome, ka në kurriz Gërdecin. Nuk është zbardhur sepse po presim SPAK, e cila ka tjetër nivel profesional dhe ka pavarësi nga politika”, tha Ndreu në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”.

Ndreu tha se pas protestave të opozitës, qëndron reforma në drejtësi dhe SPAK. Sipas Ndreut opozita ka dalë në rrugë pasi është kundër kësaj reforme.

Duke u ndalur në kërkesat e opozitës, Ndreu tha se një gjë e tillë mund të krijojë precedent të rrezikshëm për të ardhmen, ndërsa ndau edhe qëndrimin e tij sa i takon liderit historik të PD-së Sali Berisha dhe kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha.

“Lideri i PD është plakur, ai po kishte pak sens për lider, megjithë zullumet e veta, s’ka lënë gjë pa thënë. Pavarësisht se c’farë s’ka thënë, po kur cohet edhe ky bën si trim kot. Gjasme djalë i pashëm e me shkollë, po më duket edhe shkolla e ka mbaruar. I doli boja të fortit tashmë” .- tha Ndreu

Lënia e mandatit të deputetit

“Është stili im i të punuarit, terreni më shkon më shumë për shtat. Më duhet një sipërmarrje ku drejtoj unë, faturën pozitive apo negative e marr unë. Kam identifikuar një zonë me menaxhim katastrofë. Të ardhurat vendore, merren e bëhen rrush e kumbulla, nga një bashki me një zullum skandaloz që e ka cuar qytetin në një qytet të mërzitshëm, pa investime, dhe vetëm interesat e lezhianëve nuk i përfaqëson. PS ka 3 mandate që nuk drejton Lezhën, e lamë me 500 mln lekë të vjetra në arkë, ndërsa sot është e zhytur në borxhe, i bën lekët e lezhianëve rrush e kumbulla. Kemi denoncuar e po vijojmë me grupet e interesit në vazhdimësi janë shokuar kur kemi nxjerr të dhëna se c’bëhet në atë bashki.” -tha Ndreu, ndërsa theksoi se këto janë të dhëna zyrtare që s’mund t’i mohojë askush.

21 Janari Bashes pjerin ndreu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.