Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pjerin Ndreu shpall kandidaturën për bashkinë e Lezhës

17:52 / February 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pjerini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu i ftuar në emisioni ’45 Minuta’ të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv se do të kandidojë në zgjedhjet e 30 qershorit për të marrë drejtimin e bashkisë së qytetit të Lezhës. Rama, pak ditë më parë gjatë një takimi në Lezhë u shpreh se janë strukturat që do të vendosin, por Ndreu tha sot se ka mbështetjen e strukturave dhe kandidimi është fakt i kryer.

“Do të kandidoj, por nuk jam delirant që të mendoj se e kam në çante, por atë bashki duhet ta marr unë dhe të bëj një revolucion. Ajo është kthyer në godinë punësimi dhe jo shërbimi. Punojnë 1200 vetë. Kam mbështetjen e plotë të PS-së, po sot do takoj të gjithë anëtarët e PS-së në të gjitha njësitë. Do u tregoj se çfarë ka ndodhur këto vite dhe si është keqmenaxhuar ajo bashki” tha ai.

E ndërsa opozita sot firmosi djegien e mandateve, Ndreu u shpreh se jo të gjithë kandidatët vijues në listë do të ndjekin rrugën e PD-së dhe LSI-së. “Di që shumë vetë nuk kanë ndërmend me ua ndjekur muzikën këtyre do të marrin mandatet dhe do të vijnë në Kuvend” tha ai. 

Njëri nga pesë deputetët e opozitës që nuk dorëzoi mandatin është Lefter Koka nga LSI-ja. Por a do i bashkohet deputeti i Durrësit shumicës? “Çfarë do të bëjë, mos më pyet mua, mund të pyesësh Lefterin, unë nuk kam informacion” tha Ndreu.

Në fund të intervistës, ai shpjegoi sipas tij edhe arsyen e protestave të opozitës. “Ata që kanë tmerre do të prodhojnë destabilitet, sa më shumë të afrohet SPAK-u do të ketë destabilietit”.

kandidaturen Lezhe shpall
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.