Dita e djeshme ka qenë e shënuar për zv.ministrin e Brendshëm, pasi ka festuar ditëlindjen. Lamallari ka lindur më 18 korrik dhe ditëlindja i ka qëllua në një moment të rëndësishëm për vendin.
“Moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët! Dyfish i lumtur në këtë datë të veçantë”, shkruan ai në rrjetin social Facebook dhe ndan disa foto nga festimet në Bruksel. I shoqëruar dhe nga kolegë të tjerë dhe pjesëtarë të delegacionit, Besfort Lamallari shfaqet duke u fikur qirinjtë.

