Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pjesë e listave të PS-së emigrant, Rama: Lavdrim Krashi nga Dibra kandidat për deputet

11:10 / March 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kandidat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në vijim të prezantimit të planit të tij për zgjedhjet e 25 prillit, sot në fokus ka pas emigrantët.

Rama është shprehur se në listat e 25 prillit mes kandidatëve për deputet do të jenë edhe shqiptarë që kanë emigruar e punuar për shumë vite jashtë vendit.

I pari që Rama ka prezantuar si pjesë të listave të PS-së është, Lavdrim Krashi nga Dibra, prej vitesh emigrant në Londër.

“Krashi nga Dibra i ikur prej vitesh dhe duke jetuar duke e nisur nga hiçi dhe sot shërbëtor publik i qytetarëve të Londrës në bashki”, ka thënë Rama.

Krashi në fjalën e tij është shprehur se dëshira e tij është që tashmë përveç kontributit që ka dhënë në Britani, ta sjellë në vendlindje.

“Kam punuar si shërbëtor në sektorin publik të Bashkisë së Londrës. Unë ju tregova që dua që të angazhohem si anëtar në politikën shqiptare dhe fëmijët me japin mbështetje duke më dhënë kurajo për të vijuar për të dhënë kontributin tim për vendlindjen. Këtu kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha në këto dekade, unë vij prej një qarku ku ndryshimet janë m ëtë pakta dhe unë në këtë kuadër do të vlerësoja se mundësia që i jepet Dibrës përmes rrugës së Arbrit që është premtuar disa herë. Tashmë kur shikohet se pjesa më e madhe është ndërtuar nuk do të ketë kënaqësi më të madhe që Dibra të jetë një aneks i aksesueshëm nga Tirana”, ka thënë ai.

Përveç Lavdrim Krashit, kandidatët e radhës që janë dy vajza emigrante si Briseida Gjoza dhe Bora. Dy emrat e radhës të propozuar nga shefi i qeverisë janë dy emigrante nga Elbasani, që prej vitesh jetonin larg vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.