Pas përfundimit të samitit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi për mediat se janë diskutuar biseda të dobishme për Ballkanin Perëndimor.
E pyetur për pjesëmarrjen në samit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Osmani tha se sjellja e tij është qesharake, pasi më herët njoftoi se nuk do të merrte pjesë dhe vetëm ditën e djeshme lajmëroi që do të vinte në Tiranë.
“Nga BE ka pasur shumë pak presion në krahasim mesa duket të kishte. Në raport me një shtet i cili është më pak evropian dhe pro rus. Zgjedhja e Serbisë është Moska, është e qartë nuk e kanë fshehur ndonjëherë. Sanksionet ne vendosëm të gjithë, Serbia jo, ashtu siç bën me refugjatët ukrainas, marrëveshjet me gazprom etj. Pra Serbia e ka zgjedhur rrugën e saj. Presim që mesazhi evropian të jetë i qartë. Sepse jemi në një situatë të pa precendentë. Pjesëmarrja e Vuçiçit në samit, është tipike, krijon dramë për të pasur vëmendjen, njëherë thotë nuk do të vijë pastaj vjen. Por është qasje qesharake. Vëmendja që ajo ka është largimi i nga demokracia”, tha Osmani.