Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pjesëmarrje e ulët në votime/ 11.73 përqind në Preshevë, 27.5 përqind votojnë në Bujanovc

18:15 / December 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pjesëmarrja në Luginën e Preshevës për zgjedhjet e Serbisë vijon e ulët. Deri në orën 17:00, vetëm 11.73 përqind e shqiptarëve kanë ushtruar të drejtën e votës në Preshevë ndërsa në Bujanovc 27.5 përqind teksa Serbia mban zgjedhjet parlamentare dhe ato të pjesshme lokale.

Kujtim Sadriu, vëzhgues zgjedhor në fshatin Konçul të Bujanovcit, theksoi për gazetaren Linda Karadaku një problematikë, për të cilën tha se do t’i drejtohet prokurorisë. Ai tregoi se si përfaqësues të Shaip Kamberit po mbushnin listat me emrat e familjarëve të tyre.

“Si vëzhgues në qendrën e fshatit Konçul deri në orën 12 procesi ka vijuar normalisht, më pas ka filluar një padrejtësi, ku kanë plotësuar emrat e disa familjarëve pa kërkesën e tyre, diku 30 persona. Kam paraqitur pakënaqësi tek kryetari, kanë ardhur 4 anëtarë dhe kur iu kam thënë se çfarë padrejtësie ka, disa qytetarë pjesëmarrës kërcënuan se do të na nxjerrin me dru dhe u detyruam të lëshojmë vendvotimin. Nesër do të bëj fletëparaqitje në prokurori për keqpërdorim dhe besoj se do të marrin masat. Ishin të listës së Shaip Kamberit. Kanë shkuar në Beograd me manipulime dhe asnjëherë me vullnetin e popullit”, theksoi ai.

Ai tha gjithashtu se qytetarë të Luginës së Preshevës, që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, janë zgjedhur në mënyrë selektive për të shkuar dhe votuar.

“Janë të LVV se kryetari i Gjilanit ka mobilizuar në mënyrë selektive qytetarët e Luginës. Respektoj çdo qytetar që është nga Presheva që vijnë për të dhënë votën por ka qenë në mënyrë selektive, mbështetje dhe përçarja e LVV që është futur këtu për të na përçarë në masë të madhe“, theksoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit/ Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

19:03 / August 25, 2026

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare

18:21 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.