Për herë të parë pas 25 vitesh u regjistrua një numër i lartë votuesish për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, në një kohë që vetë BE përballet me një sërë sfidash, që nga Brexit e deri tek rritja e populizmit.
Për ish ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati përveç rezultatit që sollën zgjedhjet për Parlamentin Europian, e rëndësishme është pjesëmarrja e lartë në votime, që sipas tij tregon se votuesit pro-evropianë janë më të motivuar se më parë për të shpëtuar BE-në.
“Rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Europian tregojnë se elektorati ka ndryshuar status quo-n me rritjen e të Gjelbërve dhe liberalëve. Populistët rrisin praninë e tyre në Parlamentin Evropian por pjesëmarrja e lartë në zgjedhje tregon se votuesit pro-evropiane janë më të motivuar se më parë për të shpëtuar Bashkimin Evropian”, shkruan Bushati në Twitter.
