Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka plagosur me armë zjarri një tjetër person.
Ngjarja ka ardhur si pasojë e e një konflikti të momentit.
NJOFTIMI I PLOTE
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:55, në lagjen nr.14, Korçë, pas një konflikti të çastit, shtetasi Th. Th., rreth 17 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin K. L., rreth 23 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
