Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Plagosën 3 të rinjtë grekë, zbulohet e shkuara e errët e dy shqiptarëve

17:15 / December 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
654123 750x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Athinës ka ngritur zyrtarisht akuzat ndaj dy të shqiptarëve si autorë të plagosjes së tre të rinjve grekë mëngjesin e së shtunës në zonën e Gazit në Athinë.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin tashmë të arrestuar, Emiliano Jakupi, si dhe 37-vjeçari Nardi Idrizi i shpallur në kërkim. Ku i fundit akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë” në seri, “armëmbajte pa leje” dhe “përdorim arme”. Ndërsa i arrestuari Emiliano Jakupi akuzohet për “bashkëpunim në vrasje të mbetur në tentativë” në seri. 33-vjeçari do të paraqitet në Prokurori ditën e mërkurë.

Ndërkohë, mediat greke referuar burimeve raportojnë se 33-vjecari grek nga Kreta, i plagosur rëndë, pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e plumbit që ka në kokë. I plagosuri 33-vjecar quhet Dimitris O. në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë vëllai tij Giannis O. dhe Franciskos R.

Emiliano Jakupi në vitin 2008, kur ishte 18 vjec është akuzuar për “trafik klandestinësh”. Në vitin 2010 është akuzuar për “trafik droge” nga Gjykata e Thesprotisë. Në vitin 2012 është akuzuar në Halandri për “pjesëmarrje në organizatë kriminale të lidhur me vjedhje, armë e drogë”. Në vitin 2015 është akuzuar në Athinë për “vrasje të mbetur në tentativë”, “plagosje të rëndë” dhe “shkelje të ligjit mbi armët”. Në vitin 2019 është akuzuar në Patra për “pjesëmarrje në organizatë kriminale në lidhje me falsifikime dhe vjedhje” ku kishte marrë masën “detyrim paraqitje” 1 herë në muaj në Komisariatin e Melisias.

Ndërsa, personi i shpallur në kërkim Nardi Idrizi,lindur ne Durrës dhe banues në Vlorë, njiohet dhe si Fatbardh Idrizi. Vëllai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës së “Coles” në Vlorë dhe është vrarë. Pas vdekjes, ky ka marrë emrin e të vëllait.

Emiliano Jakupi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.