Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Plagosën 57-vjeçarin dhe e lanë të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë, arrestohen 3 autorët

21:49 / January 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia naten 1 640x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Ballshit, në lagjen “5 Shkurti”, ku është plagosur me armë zjarri një person.

Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin në kohë të tre personave që dyshohet se janë pjesëmarrës në plagosjen e 57-vjeçarit.

Sipas informacionve paraprake mësohet se i plagosuri është në gjenje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i policisë: Mallakastër

Plagosin rëndë një shtetas, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe arreston në flagrancë 3 autorët.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Ballshit, në lagjen “5 Shkurti” është konstatuar i shtrirë përtokë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi P. S., 57 vjeç.

Nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe pas punës hetimore e profesionale, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisatiatin e Policisë Mallakastër tre shtetasit të cilët pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht 57-vjeçarin.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasit F. Z., 42 vjeç; F. A., 53 vjeç dhe F. M., 44 vjeç të tre banues në Mallakastër.

Shtetasi P. S., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026

Dosja e ndarë e Veliajt, gjykata e posaçme jep vendimet për disa të pandehur në 25 nëntor

15:45 / November 10, 2026

Erion Veliaj kërkesë Blendi Klosit dhe SPAK-ut për të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së!

15:43 / November 10, 2026

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë gjykatë”, kreu i KLGJ-së kërkon troje dhe 199 punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda shtetit

15:41 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.