Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Plagosën me thikë të riun, arrestohen babë e bir. Në pranga dhe 6 të tjerë

08:48 / April 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e Tiranes1 657x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën të ditur se janë vënë në pranga babë e bir, të cilët dy ditë më parë ishin shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas njoftimit të një dite më parë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ku për motive të dobëta babë e bir kanë goditur me thikë E.K.,32 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se ata janë vënë në pranga nga efektivët e komisariatit nr. 3. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë ndalimin e shtetasve G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, sepse me datë 04.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i 3 shtetasve të shpallur në kërkim :

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë ndalimin e shtetasve G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, sepse me datë 04.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•Nga specialistët e Krimit Ekonomik-Financiar u ndalua shtetasi Elvis Shira., 31 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

L. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shigjetat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

E. K., 33 vjeç,pasi në bulevardin “Bajram Curri” gjatë ndalimit të mjetit për kontroll, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke hedhur në tokë një sasi me lëndë të dyshuar kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. K., 33 vjeç,  pasi ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A. H., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

A. B., 50 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale O. V., 15 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.