Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Peqin. Ish-kreu i PD në këtë qytet, Diell Çela është plagosur me armë zjarri.
Çela është konfliktuar me një 55-vjeçar, për motive të dobëta. Çela ka mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Autori i dyshuar është identifikuar si Sokol Dehima. Kujtojmë që Diell Çela ka qenë në krye të Peqinit deri në vitin 2016.
Njoftimi i policisë:
Gjatë një konflikti mes shtetasve Diell Çela dhe Sokol Dehima, shtetasi Sokol Dehima dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Diell Çela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
