Një femër është plagosur para pak minutave në Astir gjatë ditës së sotme.
Autori mund të jetë 40-vjeçari Dan Hutra, i cili mesditën e sotme ekzekutoi motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses.
Ndërkohë ende nuk janë konfirmuar këto pretendime dhe po punohet për sqarimin e ngjarjes.
Ai ishte liruar nga burgu vetëm dy javë më parë, pasi ishte arrestuar për dhunë në familje në qershor të vitit të kaluar dhe ka lënë qelinë më datën 16 shkurt.
40-vjeçari rreth orës 12:30 ka shkuar në banesën e familjes së ish-bashkëjetueses, Elena Hysa, dhe ka qëlluar ndaj 35-vjeçares dhe anëtarëve të familjes së saj.
Nga të shtënat kanë mbetur të vdekura motra e saj Mevlute Hysa, 30-vjeçe dhe e fejuara e vëllait të saj, Hasime Dafku, 30 vjeçe.
Ndërsa të plagosura kanë mbetur Elena Hysa dhe nëna e saj, Kujtime Hysa.
“Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses)”, njoftoi policia.
