Për shkak të një qeni, Ibrahim Duda plagosi me thikë të dy vëllezërit adoleshentë, përkatësisht të moshës 16 dhe 18 vjeç.
Nga sa mësohet, dy adoleshentët dyshohen se i kanë shtypur me makinë qenin 43-vjeçarit dhe kjo ka bërë që ai t’i sulmojë ata me thikë.
Menjëherë pasi ndodhi ngjarja, autori u arratis ndërrsa uniformat blu u vu në ndjekje të tij. Burime bëjnë me dije se Ibrahim Duda njihet si përdorues i drogave të forta, dhe gjithashtu është person me precedentë të mëparshëm penal, pasi në të kaluarën është dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë.