Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Plagosja e 9-vjeçares në atentatin mes bandave turke, nis gjyqi për sulmin në Londër

22:05 / July 22, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
123
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vajzë nëntëvjeçare u qëllua në kokë ndërsa ishte ulur me familjen në një restorant në lindje të Londrës, gjatë një atentati të dhunshëm të kryer nga një person i armatosur me motor.

Sipas Prokurorisë në Gjykatën e Lartë të Londrës (Old Bailey), atentati kishte si objektiv anëtarë të bandës rivale “Hackney Turks”, por vajza u plagos aksidentalisht, me plumbin që i ngeci në tru.

Ngjarja ndodhi më 29 maj 2023 pranë restorantit të njohur “Evin” në zonën e Hackney-t, ku të dyshuarit Ali Nasser (43 vjeç), Kenan Aydogdu (45 vjeç) dhe Mustafa Kiziltam (38 vjeç), të lidhur me grupin “Hackney Turks”, ishin ulur jashtë lokalit kur u qëlluan gjashtë herë brenda dy sekondash.

Vajza, e cila ndodhej brenda në lokal, mbeti e plagosur rëndë dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale për rindërtimin e kafkës me titan. Ajo qëndroi tre muaj në spital dhe pritet të përballet me pasoja fizike dhe njohëse për gjithë jetën.

Sipas prokurorëve, sulmi ishte pjesë e një përplasjeje të përhershme mes bandave rivale “Tottenham Turks” dhe “Hackney Turks”, një konflikt që zgjat prej më shumë se një dekade dhe shoqërohet shpesh me dhunë ekstreme.

Në bankën e të akuzuarve ndodhet Javon Riley, 33 vjeç, i cili përballet me katër akuza për tentativë vrasjeje dhe një për shkaktim të dëmtimeve të rënda trupore me dashje.

Edhe pse Riley nuk është anëtar i “Tottenham Turks”, Prokuroria thotë se ai ka pasur dijeni të plotë për atentatin dhe ka luajtur një rol kyç në organizimin dhe ekzekutimin e tij.

Sipas hetimit, autori i atentatit mbërriti në vendngjarje me një motor të tipit Ducati Monster, ndërsa Riley dyshohet se ndihmoi në zbulimin e objektivave dhe më pas ndihmoi autorin të largohej me një makinë të vjedhur, përpara se të transferoheshin në një tjetër automjet të Riley-t. Më pas, mjetet e përdorura u dogjën për të fshehur gjurmët.

Në regjistrime të fshehta të bëra muaj më vonë, Riley është dëgjuar duke përmendur emra të lidhur me “Tottenham Turks”, përfshirë Izzet Eren dhe Kemal Eren – ky i fundit i identifikuar nga prokurorët si pjesë e rrethit të ngushtë të grupit.

“Riley e dinte plotësisht për çfarë bëhej fjalë – kush ishte përfshirë, nivelin e dhunës së kërkuar dhe objektivin për të vrarë anëtarët e bandës rivale. Ai luajti një rol thelbësor në krijimin e skenës për sulmin,” deklaroi prokurori James Mulholland KC. “E vetmja arsye pse askush nuk vdiq atë natë ishte fati.”

Gjykimi ndaj Riley vijon në Gjykatën e Lartë të Londrës.

9 vjecares bandave Londer plagosja sulmin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.