Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Plagosja e Çepajve në Vlorë, shoqërohen disa persona

08:34 / January 19, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Polciia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak orë nga plagosja e mbrëmshme që ndodhi në Vlorë, ku dy persona janë qëlluar me armë zjarri, detaje të reja dalin në dritë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” në Vlorë. “BalkanWeb” mëson se disa persona janë shoqëruar në polici në lidhje me plagosjen e Nikollaq Çepajt, 36 vjeç, dhe Ronald Çepajt, 27 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Nikollaq Çepaj ishte i martuar me motrën e Ronaldit dhe kishte marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij, ndërsa kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

Siç u raportua dhe dje, autori kishte hyrë në lokal dhe kishte qëlluar në drejtim të Nikollaq Çepajt, ndërsa i plagosur aksidentalisht ka mbetur dhe kunati i tij.

Nikollaq Çepaj ishte arrestuar në qershor të vitit 2018, pasi akuzohej si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Eraldo Lazaj, brenda një lokali, në lagjen “Pavarësia”, të qytetit bregdetar, ndërsa 3 ditë më parë kishte fituar lirinë. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës, pasi ka marrë 5 plumba, 1 prej të cilëve në kokë, ndërsa kunati i tij ndodhet në spitalin e Vlorës, ku thuhet se ka marrë 2 plumba në të njëjtën këmbë.

Çepajve plagosja shoqerohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.