Plagosja e Eder Dorzit tre ditë më parë në zonën e ish-Bllokut është mbajtur e fshehur. 41 vjeçari ka qënë i ulur në këtë lokal, kur dy persona të njohur si miq të tij i janë afruar duke e qëlluar me thikë. I plagosuri ndodhet tek Trauma, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona. Dyshimet janë se shkak për konfliktit mund të ketë qenë agresorët pasi njihen si përdorues droge.
Dorzi është emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar pasi ishte pjesë e grupit që shfrytëzonin vajzat e huaja për prostitucion. Ai u arrestua në vitin 2015 në kuadër të operacionit ndërkombëtar “TEMPESTA 2015”. Grupi kriminal shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Europa lindore në zonën e Milanos, Itali.
41-vjeçari ndodhet në spital në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.