Policia e Dibrës bën të ditur se ka nisur hetimi për teknikun dhe brigadierin e minierës në Bulqizë pas plagosjes një ditë më parë të minatorit 30-vje`çar.
“Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, në një nga puset e subjektit minerar, gjatë punës është lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën E. B., 31 vjeç, (me detyrë fadromist)”, thuhet në njoftimin zyrtar.
NJOFTIMI I PLOTE
Bulqizë
Në vijim të ngjarjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku gjatë punës në një galeri kromi u lëndua një shtetas, janë proceduar penalisht nga Policia tekniku i sektorit dhe brigadieri i një subjekti minerar.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit :
A. D., 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë teknik sektori në një subjekt minerar).
F. K., 48 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë brigadier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, në një nga puset e subjektit minerar, gjatë punës është lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën E. B., 31 vjeç, (me detyrë fadromist).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
