Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Plagosja në Mat, dy në pranga. Ishin të pranishëm dhe pastruan vendin e ngjarjes

10:20 / July 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Dibrës bën të ditur se janë vënë në pranga dy persona për plagosjen në Mat të shtunën. Teksa vijon puna për kapjen e autorit të ngjarjes, policia thotë se S.K dhe Xh.P ishin prezent në momentin e plagosjes dhe kanë prishur vendin e ngjarjes duke pastruar ambientin.

NJOFTIMI I PLOTE

Mat

Vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së datës 4 korrik 2020, në Burrel, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. M.

Policia vë në pranga 2 shtetas, për moskallëzim krimi.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje, i cili, falë veprimeve të shpejta, është identifikuar menjëherë dhe është shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, është bërë arrestimi i shtetasve S. K., 38 vjeç dhe XH. P., 20 vjeç, dy banues në Burrel.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur që të dokumentohet me prova se kanë qenë prezent kur është plagosur shtetasi E. M. dhe nuk kanë kallëzuar për krimin e kryer, si dhe kanë prishur vendin e ngjarjes duke pastruar ambientin ku ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë Mat, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër dhe DVP Tiranë, po vijojnë punën për kapjen e shtetasit T. (H.) Xh., banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet se më datë 04.07.2020, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës” Burrel, për motive hakmarrjeje, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.