Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht i plagosuri quhet Gëzim Ndrezaj 47 vjeç, por te dhënat janë nga qendra shëndetësore në Theth.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here