Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Plakja e popullsisë, Irena Beqiraj: Ulet fuqia punëtore dhe produktiviteti në punë, krijon probleme me skemën e pensioneve

22:08 / June 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Irena Beqiraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konsulentja financiare, Irena Beqiraj, është shprehur se plakja e popullsisë në Shqipëri do të ndikojë në uljen e fuqisë punëtore, uljen e produktivitetit në punë dhe krijon probleme me skemën e pensioneve.

Beqiraj tha se plakja e popullsisë vjen si pasojë e disa faktorëve. Ajo shtoi se një ndër faktorët kryesorë është sepse të rinjtë e kanë të vështirë të blejnë banesa, pasi sipas saj, çmimet e apartamenteve në Shqipëri janë shumë të larta.

“Në 2050 do të kemi 24.6 % mbi 65 vjeç. Kjo do të thotë ulje e PBB. Ulet fuqia punëtore dhe produktiviteti në punë. Nëse mamaja ime pruri 3 fëmijë në jetë, dhe ata paguajnë për skemën e siguracioneve, unë kam bërë vetëm një, kush do të paguajë për mua. Fakti që ne po plakemi, borxhi që i kalon buxhetit të shtetit në të ardhmen është i madh.

Problemi tjetër që kemi ne, pse nuk lindin shqiptarët. Kemi të ardhura të disponueshme shumë të ulëta. Të bësh fëmijë, së pari duhet të kesh një strehë. Sot tregu i ndërtesave është shumë i shtrenjtë, 3.3 herë më shumë se PBB, në Amerikë është vetëm 1.6.

Elementi tjetër që pengon të rinjtë për të bërë fëmijë, është se në Shqipëri gjërat që kushtojnë më shumë janë ato që janë falas. Shëndetësia, shkollimi, etj. Të gjitha këto bëjnë që të rinjtë tanë të tkurrin familjet, të mendohen më shumë se disa herë për të bërë fëmijë. Politikat tona janë politika tavolinash.

22 mijë paund i duhen një familje në Angli sipas përllogaritjes së shtetit që të rrisë një fëmijë deri në 18-vjeç. Ne japim bonus, shumë mirë, por unë nuk mendoj se do të marrë njeri iniciativën të bëjë fëmijë se po jep shteti 1.3 milionë lekë të vjetra”, u shpreh Beqiraj.

Irena Beqiraj plakja skemen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026

TTW: Shqipëria, mes thesareve të fshehura të Europës për turizëm të qetë

09:16 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.