Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Plani 9 pikësh i OSBEE-së për veriun, Qeveria e Kosovës reagon pas deklaratës së Bujar Osmanit: Dje e morëm vesh që e ka hartur ai!

14:00 / April 7, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1712489807xkurti osmani 293
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KOSOVË- Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për mediat në Kosovë është shprehur se ka qenë ai që ka bërë planin 9 pikësh për deesklaimin në Veri. Ai tha se ky propozim i tij më pas është bërë plan i Qeverisë së Kosovës.

Pas kësaj deklarate ka ardhur një reagim nga Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi Përparim Kryeziu ka treguar se çfarë kërkohej me planin 9 pikësh të OSBE-së, për të cilin thotë se nuk u bë plan i Qeverisë.

“Në planin 9 pikësh të OSBE-së, Kosovës i kërkohet të tërheqë Policinë Speciale nga veriu i Kosovës, teksa Serbisë vetëm të ulë gatishmërinë e Ushtrisë (Pika 2). Pra, Kosovës të largojë forcat që rezultuan që garantojnë sigurinë, sundimin e ligjit dhe integritetin territorial të vendit, kurse Serbisë të ulë gatishmërinë e forcave që kërcënojnë me agresion sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës.


Po ashtu, pika 3 e po atij plani, sygjeron që për sigurinë në terren, përgjegjëse të bëhet policia e rregullt, me asistencën e KFOR-it dhe EULEX. Gati katër muaj më pas, me 24 shtator, një patrollë e policisë së rregullt u sulmua nga trupa paramilitare, me armatim të sofistikuar, të financuar e mbështetur nga shteti i Serbisë. Aty mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi, Afrim Bunjaku. Rendin dhe sigurinë në terren brenda ditës e riktheu Policia Speciale e Kosovës. Po mos të ishte kjo njësi në veri, sot do të njihnim një realitet tjetër pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë.

Plani gjithashtu i kërkon Kosovës që kryetarët e katër komunave në veri të japin dorëheqje në verën e vitit të kaluar (Pika 5). Ashtu siç kërkonte me ngulm edhe Serbia, e cila shpresonte që në këtë mënyrë të zhbënte shpejt gabimin e saj me rastin e thirrjeve për serbët e Kosovës që të braktisin institucionet e Kosovës dhe të bojkotojnë zgjedhjet në katër komunat në veri,” shprehet Kryeziu.

Ai shtoi se dje e kanë kuptuar që ky plan është hartuar nga Osmani, ndërsa ka shtuar se ky është “një rast tjetër kur shqiptarët e shohin Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë”.

“Dje e kuptuam që plani 9 pikësh i OSBE-së, qenka hartuar nga vetë z. Bujar Osmani. Një rast tjetër kur shqiptarët e shohin Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë. Në fund, ky plan, nuk u bë plan i qeverisë. Deeskalimi ndodhi. Pa e dëmtuar sovranitetin e pa rrezikuar sigurinë. Në katër komunat në veri ka më shumë normalitet se kurdoherë tjetër. Sa herë që ka patur tensione, ato janë shkaktuar nga struktura e organizime kriminale. Dorëheqje të kryetarëve nuk ka. Ka trasim të një procesi ligjor e demokratik drejt zgjedhjeve të reja në këto komuna që respekton edhe kushtetutshmërinë e legjislacionin, por edhe vullnetin e qytetarëve. E kur të mbahen, ato do të jenë të lira e demokratike. Nuk kanë qenë gjithmonë ashtu,” shtoi ai.

Bujar Osmani Kosove osbee
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.