Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Plani i qeverisë italiane: Çdo familje do të marrë të paktën 780 euro në muaj

23:29 / March 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlamenti italian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Familjet e varfra italiane do të përfitojnë një ndihmë nga shteti prej të paktën 780 euro, një ndihmë që për Lëvizjen e Pesë Yjeve në pushtet është mbajtja e premtimit zgjedhor dhe një mjet për të luftuar varfërinë. Plani i qeverisë synon gjithashtu që përfituesit e ndihmës financiare të kthehen në tregun e punës. 

Në Itali u hapën zyrat e aplikimit për të ashtuquajturat “të ardhurat e qytetarisë”, një nga premtimet kryesore të Lëvizjes së pesë yjeve në pushtet. Plani i qeverisë italiane parashikon që çdo familje italiane të marrë të paktën 780 euro në muaj, shumë që rritet për të martuarit dhe familjet me fëmijë. Për disa është hapi i parë hapi për të mposhtur varfërinë, një revolucion në mirëqenien italiane. Për shumë të tjerë një masë e dobët që nuk do ta nxjerrë vendin nga kriza. Nga kjo ndihmë do të përfitojnë vetëm qytetarët italianë dhe jo emigrantët e natyralizuar.

Për t’u kualifikuar në skemën e re të mirëqenies, një familje italiane duhet të ketë të ardhura mujore nën 9360 euro dhe kursime bankare deri në 6 apo 10 mijë euro në varësi të kushteve të familjes.

Ata që do ta përfitojnë ndihmën e shtetit duhet të angazhohen në kurse të trajnimit profesional, të marrin pjesë në veprimtari publike dhe të pranojë një nga tre punët që do t’u propozohen.

Por kur në prag janë zgjedhjet europiane, një masë e tillë do të paraqitet si një premtim i mbajtur nga Lëvizja e Pesë Yjeve. Sipas kreut të saj Luigi Di Maio, një masë e tillë do t’i nxitë të papunët që të kërkojnë një punë dhe njëherësh pritet nxitjen e ekonomisë, duke forcuar shpenzimet.

Plani i qeverisë synon gjithashtu të punojë rreth 6000 trajnues për t’i ndihmuar përfituesit e ndihmës që të kthehen në tregun e punës. 

familjet Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Torino/ Vidhen bizhuteri me vlerë 1 milion euro për 4 minuta! Hajdutët marrin me vete diamantë, smeraldë e orë

17:42 / June 7, 2026

Kosova në zgjedhje për herë të tretë në 18 muaj, pjesëmarrja më e ulët se në dhjetor

16:15 / June 7, 2026

Ish-presidentja Vjosa Osmani i drejtohet kutive të votimit, thirrje qytetarëve të Kosovës: Ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike

11:59 / June 7, 2026

Botërori “i blinduar”/ Autoritetet amerikane plan të detajuar sigurie, FBI në çdo qytet

14:50 / June 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.