Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Plani i rritjes për Ballkanin, përfundon afati i reformave: Tani vlerësimi për fondet

21:38 / July 2, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka përfunduar afati i katërt për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Deri më 30 qershor, shtetet përfituese duhej të realizonin reformat e parashikuara, ndërsa tani kanë kohë deri më 15 korrik për të dorëzuar raportet mbi progresin e arritur. Pas shqyrtimit të raporteve, Komisioni Europian do të vlerësojë nëse reformat janë zbatuar dhe, mbi këtë bazë, do të vendosë për disbursimin e fondeve për secilin vend.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, theksoi për Radion Europa e Lirë se fondet e Planit të Rritjes ndahen vetëm pas zbatimit të plotë të reformave. “Instrumenti për Reforma dhe Rritje bazohet në performancë dhe fondet paguhen vetëm kur reformat zbatohen plotësisht”, deklaroi ai, teksa sqaroi se deri tani rezultatet janë inkurajuese, pasi 78 për qind e reformave të raportuara në tre ciklet e para kanë shënuar përparim ose janë përmbushur plotësisht, ndërsa vetëm 22 për qind mbeten të bllokuara.

KE rikujton se fondet e Planit të Rritjes janë të kufizuara në kohë. Nëse një vend nuk arrin të përmbushë reformat e parashikuara, fondet mund të mbahen pezull dhe më pas të rishpërndahen tek vendet që tregojnë rezultate më të mira. Sipas rregullave të mekanizmit, përfituesit kanë një vit kohë për të përmbushur detyrimet përpara se fondet të ridrejtohen.

Sipas të dhënave të Komisionit Europian, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë vendet që kanë avancuar më shumë në zbatimin e agjendave të reformave. Vendi ynë ka zbatuar 33 hapa reformues dhe ka përfituar mbi 212 milionë euro, ndërsa gjithesej mund të përfitojë 922 milionë euro.

Mali i Zi ka realizuar 32 reforma dhe ka marrë afro 90 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut ka përmbushur 22 reforma, duke përfituar mbi 142 milionë euro. Kosova nuk ka përmbushur ende asnjë hap reformues dhe deri tani ka marrë vetëm fondet e parafinancimit, rreth 61 milionë euro.

Bosnje e Hercegovina mbetet pa asnjë pagesë nga Plani i Rritjes dhe vitin e kaluar humbi 108 milionë euro për shkak të vonesave në dorëzimin e Agjendës së Reformave.

Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor ka një buxhet prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027, ku 2 miliardë euro janë grante dhe 4 miliardë euro kredi me kushte të favorshme.

Serbia – 1.5 miliardë euro;

Bosnje e Hercegovina – 976 milionë euro;

Shqipëria – 922 milionë euro;

Kosova – 882 milionë euro;

Maqedonia e Veriut – 750 milionë euro;

Mali i Zi – 383 milionë euro.

afat ballkani fondet Reformat vleresim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nesër funerali i Khameneit në Teheran/ Irani shpall orarin zyrtar të ceremonisë mortore

22:38 / July 2, 2026

“Raketat Patriot të prodhohen në Ukrainë”, Zelensky kërkon OK-in e SHBA-së

21:59 / July 2, 2026

Koreja e Jugut shndërrohet në ferr për ish-trajnerin, kërcënohet me vdekje, i ndalohet hyrja edhe nëpër kafene

22:19 / July 1, 2026

Hyrje të reja në Eurovision, festivalit të muzikës europiane i bashkohet dhe Kanadaja nga viti 2027

22:00 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.