Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Plani për Alimehmetin deputet/ PD kërkon rinumërim të votave me shpresën që ta fitojë në tavolinë mandatin për doktorin

20:37 / May 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir alimehmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike  shpreson  të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke kërkuar hapjen e kutive.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Franci Nuri konfirmon për mediat se kërkesa për rinumërim  do të fokusohet tek rivlerësimi i fletëve të pavlefshme të votimit.

“Rezultati është mjaft i ngushte ne lidhje me mandatin e 14-të/  Mandati është diskutim mes Partisë Demokratike Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe partisë së z. Agron Shehaj. Fletët e pavlefshme janë një opsion, nuk mund te anashkalohen, pasi janë rreth 17-18 mije fletë  votimi te pavlefshme ne gjithë qarkun e Tiranës dhe patjetër qe duhet  te jene pjese e shqyrtimit dhe vlerësimit ne gjykimin tonë“-shprehet Franci Nuri, përfaqësues ligjor i PD.

Por, kali i betejës ligjore të demokratëve për ti hapur derën e Parlamentit doktor Alimehmetit, i cili e humbi për një grusht votash shansin për të veshur xhaketën e ligjvënësit nuk janë vetëm fletët e pavlefshme.

“Opsioni tjetër është duke parë materialet zgjedhore për çdo qendër votimi ku ne gjykojmë se ka pasur probleme dhe nëse hiqet një qendër votimi nga  përllogaritja e rezultatit aty mund te ndryshoje mandatin pasi diferenca ka qenë më pak se 100 vota“.

Demokratët kërkojnë rrëzimin e zgjedhjeve jo vetëm në qarqet të cila i humbën, por edhe aty ku fituan.

“Është vendimmarrje politike e PD, pasi farsa ishte kudo prezente, kudo ka pasur probleme edhe pse ia dolëm të fitojmë“.

Tirana do jetë qarku i fundit që do ankimohet  nga juristët e Partisë Demokratike, të cilët do shfrytëzojnë të gjithë kohën ligjore për të mbledhur provat për betejën e gjatë ligjore që i pret sa në dyert e KQZ, në atë të Kolegjit Zgjedhor.

alimehmetin deputet plani rinumerim votave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.