Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara ka dënuar me 15 vite burg iranianin Bijan Poolandrag të arrestuar për terrorizëm. Por në këtë rast, do të hyjë në fuqi gjykimi i shkurtuar për iranianin duke bërë që dënimi përfundimtar të jetë 10 vite burg.
Nga gjashtë akuza që rëndonin ndaj tij, u arritën të faktoheshin vetëm dy për “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur’’ dhe për pjesëmarrje në “Organizatë Terroriste’’. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Bijan Pooladrag do të fillojë nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj tij.
