Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Plarent Ndreca: Rama nuk po sulmon SPAK, edhe për rastin e Vangjush Dakos SPAK të hetojë

22:40 / May 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
plarent ndreca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Plarent Ndreca deklaroi mbrëmjen e sotme në “Open”, se kryeministri nuk po sulmon SPAK, por po kërkon hetim për dy figura politike, që sipas të cilit ka fakte publike. Por ai sqaron se kërkesa ndaj SPAK për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, nuk do të thotë që ata do të arrestohen, por që të verifikohen faktet që sipas tij kanë dalë edhe në konkluzionet e Departamentit të Shtetit.

Ndreca tha se në krahun e PS nuk ka të shpallur non-grata me argumentimin e njëjtë si për rastin e Berishës, por shtoi se edhe për rastin e Vangjush Dakos SPAK të hetojë.

“Ministri i drejtësisë e ka sqaruar qartë se ka kërkuar vetëm hetim, në SPAK hetohet nuk do të thotë që patjetër shkon në burg. Duhet të shkojë për hetim.

Ajo që po them unë nuk është se qeveria futet në çështje konkrete, se e ka të ndaluar dhe kjo është pavarësia, e them këtë për të treguar sesa i legjitimuar është Rama për të ngritur që ato që ai i gjykon si të drejta.

PS nuk ka non-grata të deklaruar me këtë argumentim, ke vetëm një, dhe ai nuk ka këtë arsyetim megjithatë dhe ai të hetohet, Rama s’ka thënë që mos hetohet dikush, të hetohen të gjithë.

Rama ka qenë motori kryesorë me partnerët e huaj për të ndërtuar këtë që po diskutojmë sot.

Rama nuk po ankohet, fakti që ia njeh meritat dhe shpreh mbështetje, por nuk do me thënë që institucionet mos të komentohen apo të kritikohen nëse ka vend për kritika. Ai bën deklarata politike dhe mban përgjegjësi një herë në katër vite në zgjedhje.

Kreu i PS ka kërkuar hetimin e dy individëve që kanë fakte publike, aq publike sa dhe DASH ka dalë në atë konkluzion.

Se e ka deklaruar DASH nuk është provë, është fakt që krijon shqetësim publik, dhe çdo institucion duhet të verifikojë. Kallëzimet i bën çdo qytetarë, por vendimet i merr institucioni përkatës”, tha ai.

Edi Rama Plarent Ndreca VANGJUSH DAKO
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.