Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Plas debati i fortë mes Monika Kryemadhit dhe Lorenc Vangjelit: Gabuat në dashurinë me Lulzim Bashën

22:48 / June 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika lorenc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Të Paekspozuarit” , ka qenë e ftuar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila foli edhe njëherë për humbjen e zgjedhjeve. Në emision ka patur një debat mes Kryemadhit dhe analistit Lorenc Vangjeli, i cili tha se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka vetë opozita. 

Debati në studio: 

Monika Kryemadhi: Ty nuk të dëgjonim ne sepse ishe analisti i Edi Ramës…

Lorenc Vangjeli: Unë kuptoja atë që nuk kuptonit ju. Që kur ta hedhin një herë, herën e dytë nuk është faji i atij. Ju e zgjodhët Ramën dhe më thoni mua analist i Ramës. Në 2017, humbët ju sepse nuk ishit të qartë. Basha edhe atëherë nuk e kishte ndarë mendjen, do të ishte kryeministër apo ministër i Ramës. Luftonte me LSI për vend të dytë dhe të tretë.

Monika Kryemadhi: Si t’ja bëjmë hallin që ndërkombëtarët e korruptuar kishin skenarin tjetër? Këto janë kur të hapen shërbimet sekrete pas 40 viteve. A ishte skema e përbashkët në 2019 mes Bashës dhe Ramës?

Lorenc Vangjeli: Ka qenë në 2017.

Monika Kryemadhi: Loja e Bashës me djegien e mandateve ishte bllof. Nuk e priste Rama dhe Basha që LSI do të digjte mandatet. Kokën do e fuste në burg Rama për inceneratorët dhe do të ishte ministri LSI. Basha do të bënte sikur dogji mandatet…

Lorenc Vangjeli: Edhe në 2017 edhe në 2021, nuk fitoi Rama por humbët ju. Opozita nuk kuptonte. Opozita nuk mundi të bëjë kohezion. Gabuat në dashurinë me Lulzim Bashën. Po ju them, faji juaj.

Monika Kryemadhi: Çfarë të bënte LSI, të hidhej në krah të Ramës? Apo të vijonte opozitarizmin? Ju si analist i denjë, më thoni dot pse mediat e kanë 4% LSI-në?

Lorenc Vangjeli Lulzim Basha Monika Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.