Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Plas debati në studio mes Zhejit dhe deputetit të PS-së: “Nuk mund ta shantazhosh Evropën, pasi dëmton vendin tënd”

22:26 / June 23, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zheji pellumbi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Artur Zheji ka debatuar mbrëmjen e sotme me deputetin e PS, në lidhje me bllokimin e negociatave, i cili e ka quajtur një gabim të rëndë gjuhën e kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se nuk mund ta shantazhosh Evropën, pasi dëmton vendin tënd.

Nga ana tjetër, deputeti socialist, Arben Pëllumbi, e ka kundërshtuar, duke i thënë se Evropa na e thonë në sy, pa iu dridhur qerpiku, kur ne nuk i bëjmë detyrat e shtëpisë, ndaj dhe ne duhet t’ua themi atyre pa frikë, kur gabojnë.

Pjesë nga debati në studio:

Pëllumbi: Nuk dështoi Shqipëria dhe RMV, por dështoi BE për të mbajtur fjalën ndaj vendeve tona, sepse Shqipëria dhe RMV rrinë peng e një vote bullgare, që ka të bëjë me aspekte historike.

Zheji: Ore ata thanë plas lufta në Ballkan. Të na pushtoni.

Pëllumbi: Nuk besoj që ne kemi dështuar.

Zheji: Mund të shohim përtej. Ka një gjë, neve na lejohet një lloj e folure, sepse jemi jashtë gardhit evropian. Jemi një vend që konsiderohemi në fazë primitive të qytetërimit evropian. Mund ta kemi pjellë këtë qytetërim në antikitet, por ta jemi në primitivë. Ne në gojë të ujkut kemi hedhur valle. Kjo është sindroma, nuk na duan. Për këtë do të mbrohemi në një bunker, ku kemi komandantin Rama, që do na mbrojë. Por, kemi dhe Vuçiç, që paralajmëron luftë. Si mund t’ia bësh këtë shantazh Evropës? Më duket se në këtë rast Ramës i mungojnë këshilltarët, ose është aq i dashuruar me veten, sa atë që bën në Kuvendin shqiptar me disa gjela, mendon se mund ta bëjë edhe me Evropën. Por, ka gabuar shumë rëndë.

Pëllumbi: E mendoj krejtësisht ndryshe dhe dëshiroj që ta shikoj veten, por dhe të përfaqësoj ata njerëz që nuk e shohin veten të persekutuar. Evropa ka të drejtë të na e thotë në sy, pa ju dridhur qerpiku, për gjërat që nuk i kemi bërë mirë, ndërsa ne nuk duhet t’ua them, kur në këtë rast nuk po shkojnë gjërat mirë me BE.

Zheji: Jam dakord, por nuk mund të shantazhosh BE-në. Nuk e shantazhoj dot, sepse i bëj dëm vendit tim.

Pëllumbi: Nuk ju kam ndërprerë në asnjë moment. Më vjen shumë mirë që zgjova agresivitetin tuaj, se jeni shumë i qetë.

Zheji: Ka ngatërruar skenën e teatrit.

Pëllumbi: Po lëreni që këtë gjë t’ia thonë ata. Unë mendoj krejt ndryshe, që nuk duhet të kemi frikë, që ajo që nuk shkon, t’ua themi. Dhe ua tha këtë gjë, që është problemi i tyre, që jemi në këtë situatë. Nëse ata nuk e zgjidhin këtë, BE do të ketë probleme shumë më të mëdha.

Arben Pellumbi artur zhej Evropa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.