Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Plas grushti brenda PD-së në Tiranë, anëtarët rrahin në lokal djalin e Minarollit

16:55 / December 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gëzim e Shkëlzen Sadikaj Ervin Minarolli dhe Minushe Lazaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë procesit zgjedhor për ngritjen e degës së re të Partisë Demokratike në zonën Nr.16 në Tiranë, te “Unaza e Re”. Newsbomb.al shkruan se sipas një burimi konfidencial për ta, dy anëtarë të kësaj force politike që pretendojnë të marrin me forcë kryesinë e kësaj dege kanë dhunuar kryetarin dhe një anëtare të grupit të punës si dhe kryetarin e grup-seksionit të PD-së, dhe kanë shkatërruar materialet zgjedhore në ambientet e një lokali te zona e “Astirit” ku po zhvillohej procesi.

“Është dashur ndërhyrja e policisë që situata të vihet nën kontroll. Sipas burimit në fjalë, kanë qenë vëllezërit Gëzim dhe Shkëlzen Sadikaj të cilët kanë dhunuar Adriatik Shehun, kryetar i grup-seksionit të PD-së në këtë zonë, Ervin Minarollin, kryetari i grupit të punës dhe anëtaren Minushe Lazaj.

Gëzim Sadikaj, i cili pretendon të marrë kryesinë e kësaj dege, duke parë që nuk ka arritur mbështetjen e duhur, ka shkatërruar materialet zgjedhore dhe ka dhunuar së bashku me vëllain e tij anëtarët e grupit të punës të caktuar nga kryetari i PD-së Luzlim Basha për formimin e degës së re të partisë. Shehu ka konfirmuar incidentin dhe dhunën e ndodhur rreth orës 19:00 gjatë procesit për ngritjen e degës së re Nr.16 në ‘Unazën e Re’ në zonën e Astirit.

minarolli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.