Sot në orën 20:00, Partizani ka pritur në “Elbasan Arena” rivalët e Bazelit, për sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.
Disa minuta pasi filloi ndeshja, policia ka shoqëruar jashtë stadiumit tifozët e Bazelit. Në pamje duket se ka pasur edhe përplasje mes tifozëve dhe policëve. Në ndeshjen e parë, skuadra e Ilir Dajës pësoi disfatë pasi zviceranët fituan me rezultatin e pastër 3-0.
Daja ka zgjedhur të njëjtin formacion si në sfidën e kaluar, me të vetmin ndryshim në mesfushë ku në vend të Herald Markut të dëmtuar do e zërë mesfushori tjetër Arinaldo Rrapaj.
