Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa u përplasën në një debat të ashpër në Komisionin e Edukimit.
Teksa Zhupa e pyeti ministren lidhur me mbylljen e shkollave turke në vend, diskutimi kaloi në planin personal teksa deputetja e PD po ndërhynte nga vendi në momentin që Kushi përgjigjej.
Në një moment ministrja i drejtohet Zhupës duke e thënë se e njeh mirë, madje ja di edhe mesataren.
“Thuaj thuaje, – ju përgjigj Zhupa, – kam mbaruar me medalje ari unë”.
