Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Plas sherri në emision mes demokratëve: Nuk do bëjmë protestë për të shpëtuar Berishën

22:15 / November 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
demokratet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’, nënkryetari i PD Luçiano Boçi dhe analisti Fitim Zekthi janë përplasur në debat në studio, teksa diskutohej për protestën e PD, e cila është paralajmëruar më 6 dhjetor.

Zekthi tha ndër të tjera se këto protesta bëhen për të zgjidhur problemet e brendshme të opozitës, ndërsa Boçi tha se bëhen për të evidentuar problemet e shumta që kanë qytetarët, të cilat edhe janë paraqitur edhe në progresraportin e BE.

Pjesë nga Debati:

Boçi: Do më dëgjosh deri në fund… Ti po shmang pse po dalin qytetarët në protestë po bëni një analizë të kundërt nga ana logjike. Në rastin konkret ne jemi të ndërkombëtarizuar, ndërkombëtarizojmë problemet që kanë qytetarët jo problemet e opozitës. Po bën grindavecin se nuk po më lë të flas.

Zekthi: Unë iu drejtova publikut, ti më drejtohesh mua, ka një problem. Kemi disa akte të papranueshme dhe janë të paraqitura edhe në raportin e BE-së për Shqipërinë, dhe janë të listuara në progresraportin, dhe ne do dalim për të gjitha këto probleme. Nuk do bëjmë protestë për të shpëtuar Berishën. Nuk janë problemet e opozitës, por të qytetarëve, nuk është rrufe në qiell të hapur, jemi në stinë protestash.

Sulo: Nëse ka një lider në Shqipëri që ka bërë protesta për të rrëzuar qeverinë, ai është Berisha, prandaj nuk janë të konsiderueshme.

Boçi: Mos i konsidero, unë i konsideroj…

Zekthi: Po flasim për gjëra të ndryshme.

Boçi: Ka dhe protesta të mëdha, por si i neglizhoni ju protestat e tjera, ka dhe protesta simbolike.

Zekthi: Po të duash edhe nuk flas, por çështja është këtu që nuk mora në analizë qeverisjen e Ramës, por thashë se protestat që janë bërë në vend, kanë pasur synim rregullin e brendshëm të jetës politike të partive. Protestat u përkasin atyre që nuk kanë asnjë mjet, u përkasin mjekëve, mësuesve… Pra duke qenë se u përkasin këtyre, partitë nuk thërrasin njerëz të partisë, kur i thërrasin e bëjnë për të rregulluar jetën e brendshme politike të tyre. Gjeja e dytë, nuk tha njeri që s’ka probleme për të protestuar, ka pafundësi, por një parti që është opozita nuk mund të pretendoj që të rrëzojë qeverinë me protesta që i thërret vetë.

Boçi: Është një mal i lart dhe një gur ti heqësh ngelet mal i lartë. Morali politik është mal shumë i lartë, ka dhe guralecë që lëvizin, por s’mund të akuzosh moralin e PD-së me cic-mice politike. Protesta është formë komunikimi që partitë krijojnë me qytetarët.

Zekthi: Nuk është e vërtetë.

Boçi: Zekthi tha se nuk janë forma…

Zekthi: Kjo lëvizje është imorale se

Boçi: Po të them imorale hiqe se e ke kot

Zekthi: Kjo lëvizje është e pandershme, e kam bindje, sepse nisi në momentin që Berisha doli nga grupi parlamentar.

fitim zekthi luciano boci Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.