Nisja e sezonit të ri turistik shkakton përplasje mes disa qytetarëve në plazhin e Durrësit sa i përket ndarjes së hapësirave.
Këtë të enjte, tre persona janë konfliktuar fizikisht, dhe shkak është bërë ndarja e parcelave të plazhit.
Bëhet fjalë për I.Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç të tre banues në Durrës.
Tre personat e përfshirë ndërkohë u vunë nën hetim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Vetëgjyqësia”.
Kujtojmë se një vit më parë, mesnatën e 27 qershorit 2021, 4 persona mbetën të vdekur në Velipojë, dhe 2 u plagosën, pas konflikteve për parcelat e plazhit mes dy familjeve.
