Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Plas sherri te Holanda, Van Dajk kundër Kuman. Kapiteni nuk donte Zirkze në fushë

17:28 / July 7, 20241 Min Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
van dajk holanda
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Holanda ka festuar mbrëmë kalimin në gjysmëfinalen e Euro 2024, por jo gjithçka ka shkuar e qetë në kampin e “tulipanëve”. Kjo u pa qartësisht në minutat e fundit të sfidës ndaj Turqisë, kur kishte një përballje jo edhe aq miqësore mes kapitenit Van Dajk dhe trajnerit Kuman.

Në minutën e 86-të, Kuman vendosi të bënte zëvendësime, duke larguar nga fusha Simons dhe Depaj, për t’i bërë vend në rreshtim Zirkze dhe Frimpong. Një ndryshim i cili nuk i pëlqeu Van Dajk, i cili u kthye nga pankina dhe bëri me shenja i nervozuar rreth këtij vendimi.

Kuman nuk e priste një reagim të tillë dhe iu kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë kapitenit. Ndërkohë, shumë i inatosur u duk edhe Depaj, i cili i përket gardës së vjetër dhe shihet si lojtari më i rrezikuar për të humbur vendin në formacion.

Tashmë flitet për një ndarje mes grupit të vjetër dhe grupit të ri të lojtarëve në radhët e Holandës dhe ndryshimi i “veteranit” Depaj me një nga të rinjtë më premtues siç është Zirkze, kanë sjellë këtë situatë të tensionuar në kampin e gjysmëfinalistëve.

kuman van dajk zirkze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Vllaznia-Tirana, përleshje në tribunën e tifozëve bardheblu

22:41 / August 25, 2024

Renditja e FIFA-S, “Euro 2024” nuk ndikon për Shqipërinë

14:37 / July 18, 2024

UEFA përzgjedh ndeshjen Shqipëri – Kroaci në 10 sfidat më të bukura të Euro 2024. Ku të votoni

10:16 / July 18, 2024

UEFA publikon formcionin më të mirë të Euro 2024

13:08 / July 17, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.