Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Plas skandali, dëmshpërblim vetëm për militantët e PD-së

14:55 / January 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Termeti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas banorëve të Macukullit, janë ata të fshatit Barbullej, në njësinë administrative Derjan, që ankohen se shpërblimi për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i gushtit të vitit të kaluar, është dhënë bazuar në bindjet politike të qytetarëve. Sipas banorëve të këtij fshati, janë favorizuar nga zyrtarët e bashkisë Mat vetëm ata që kanë votuar për Partinë Demokratike, ose premtojnë se do të votojnë për këtë subjekt. “Kanë të drejtë banorët e fshatit Macukull që ankohen se dosjet e tërmtetit mbartin plot probleme. Bashkiakët e Burrelit me sa duket kanë filluar fushatën elektorale, por e kanë nisur keq atë. “Në fshatin tonë,- shprehen banorë të Barbullejt, kanë përfituar fonde vetëm tre pleqtë e fshatit dhe të afërmit e tyre. Kanë përfituar deri në 13 milionë lekë të vjetra personat të cilët kanë pritur për vizitë drejtuesit e bashkisë dhe përfaqësues të lartë të PD-së. Për t’u maskuar fillimisht u dhanë nga një cadër, pastaj u dhanë dhe paratë që shteti i akordoi për dëmet e tërmetit. Ky është një skandal që duhet hetuar nga Prokuroria e Matit dhe krimi ekonomik pranë drejtorisë së Policisë Dibër. Kanë marrë miliona persona që nuk kanë asnjë dëmtim nga tërmeti i fundit dhe të tjerë që janë larguar nga fshati ka 30 vjet”, shprehen banorët. Ata theksojnë se nuk do të lënë rrugë ligjore dhe demokratike pa ndjekur deri në zbardhjen e të vërtetës dhe vënien para ligjit të personave që kanë abuzuar më fondet e buxhetit të shtetit.

dosjet gabim macukull mat termeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Klos/ I apasionuar pas alpinizmit, bie nga shkëmbi afër Urës së Vashës, mbytet në lumin Mat

10:58 / July 12, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Zjarri në zonën Lundre të Matit, zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve

13:10 / July 9, 2026

Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, 150 mijë çështje në pritje! Deri 12 vite për të marrë drejtësi

11:29 / May 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.