Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Plas vjedhja e makinave në Tiranë: Markat, zonat dhe pronarët e “preferuar” të hajdutëve

17:33 / November 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Automjetet luksoze në Tiranë, vijonë të jenë objektiv i grabitësve.

Sipas shifrave të Policisë së Shtetit vetëm gjatë muajit korrik u vodhën 150 makina të shtrenjta, ndërsa zbulueshmëria ka qenë pothuajse zero.

Shifrat tregojnë se gjatë dhjetë muajve të fundit në Tiranë është vjedhur një makinë në çdo dy ditë.

Hajdutët kanë në fokusin e tyre mjetet luksoze, vlera e të cilëve shkon nga 50-100 mijë euro.

Tirana mban vendin e para për vjedhjen e makinave. Emigrantët që kthehen në atdhe ranë më së shumti pre e hajdutëve.

Sipas seksionit kundër vjedhjeve në policinë e Tiranës rastet kur grabitësit veprojnë më së shumti janë në zona të pasigurta, si mungesa e ndriçimit dhe ambientet që nuk janë të monitoruara nga kamerat e sigurisë.

Makinat janë grabitur kryesisht të parkuara, ndërsa markat më të preferuara kanë qenë “Mercedes-Benz”, “Range Rover” “BMW” dhe “Audi”.

Duket edhe policia është e dorëzuar përball një fenomeni të tillë. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë raportimit në Komisionin e Sigursë, pranoi se ka një shtim të rasteve për vjdhjet e automejteve nga viti në vit.

Policia e kryeqytetit liston si zona më problematike për vjedhjet e automjeteve zonat; “Zogu i Zi”, “Stacioni i Trenit”, rruga “Myslym Shyri”, “ish-Blloku”dhe “21-Dhjetori”.

Pavarësisht se janë sekuestruar pamjet e kamareva të sigurisë, përsëri, problem mbetet zbulueshmëria dhe prangosja e autorëve.

Një pjesë e madhe e automjeteve të vjedhura çmontohen dhe shiten për pjesë të përdorura në tregun e zi, brenda vendit.

Gjithashtu, janë sekuestruar kohët e fundit automjete të grabitura jashtë territorit Shqiptar.

Mjetet u bllokuan në Kosovë, Malin e Zi e Maqendoninë e Veriut, të cilat dyshohet janë trafikuar duke modifukuar numrin e shasisë së makinës për të kaluar në Pikat e Kalimit Kufitar. /abcnews

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Siguria rrugore mbetet prioritet”/ Rama: Së shpejti vihen në funksion kamerat e Qendrës Kombëtare

17:01 / August 8, 2026

Durrës/ Gjendet lëndë eksplozive pranë derës së dyqanit të Noizyt, policia nis hetimet

14:40 / August 8, 2026

Kaos në Kuvendin e Kosovës, Kurti kërkon më shumë kohë për marrëveshjen, deputetja e AAK-së e qëllon me vezë

12:51 / August 8, 2026

Pagesat në Shqipëri nga telefoni brenda pak sekondash, TIPS Clone nis në nëntor: Transfertat do të kryhen në kohë reale

11:32 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.