Socialistët pranojnë të diskutojnë edhe ndryshime të sistemit zgjedhor në Shqipëri, pas këmbënguljes së deputetëve të rinj të opozitës, se nuk do të uleshin në komisionin e reformës zgjedhore pa u plotësuar ky kusht.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ku i kërkon ndryshime në vendimin për Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Kreu i Grupit Socialist, Balla kërkon që afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore që është deri më 5 maj të zgjatet deri në 28 nëntor dhe pjesë e veprimtarisë së Komisionit, të shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Në projektvendim thuhet se puna për reformën zgjedhore  mund të realizohet me disa faza, duke konfirmuar se gjithsesi ndërhyrja në sistem do të diskutohet vetëm pas zgjedhjeve lokale.

Megjithëkëtë, kjo kërkesë e Ballës mundëson vetëm që deputetët e rinj të opozitës të bashkohen në tryezën e reformës zgjedhore, por nuk është një hap përpara për zgjidhjen e krizës politike.

Kjo, pasi vetë PS është shprehur që nuk do të ndryshojë sistemin zgjedhor pa dakordësinë e Partisë Demokratike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here