Kreu i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, ka publikuar letrat e dy personave nga Gjirokastra në periudhën prill-maj 1953, ku i shkruajnë Gjykatës Ushtarake në Gjirokastër që të dënojë me vdekje babain e tyre pasi ishte kapur me armë.
Tufa shkruan se babai i personave që kanë shkruar letrën ka qenë mësues në periudhën e mbretërisë, ndërsa përveç armës i kanë gjetur edhe disa revista dhe gazeta të periudhës para luftës.
“Lexojeni letrën e mëposhtme se si i detyronte ish-Sigurimi i Shtetit bijtë, për të dënuar me vdekje baballarët e tyre. Arsyeja është se të atit (mësues që nga koha e mbretnisë)i kanë gjetur një armë pa leje dhe disa revista e gazeta të “paraçlirimit”. Janë dy tekste letrash nga dy vëllezër. Te parin e jap te plote, te dytin vetëm fundin, se ne thelb ngjajnë shumë në përmbajtje…”, shkruan Tufa.