Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

”Po bëhem ai burri me një grua të fuqishme nga pas tij”, Grida Duma përlotet nga letra e të birit

12:50 / February 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 02 26 124920
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moderatorja dhe politikanja Grida Duma, e ftuar në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini është surprizuar me një letër nga djali i saj që e ka me ish-bashkëshortin e saj Ilir Shqina. Ai tashmë ka shkuar në Universitet dhe është falenderues ndaj nënës së tij. ‘‘Ti je një njeri i madh, i gjerë, i dashur dhe që sakrifikon për ata që i do më shumë se për veten. E ndiej që po bëhem ai burri me një grua të fuqishme nga pas tij. Do të jem me ty dhe do të suportoj gjithmonë”,-shkruan i biri në letër.

Letra e plotë

Ma! E di shumë mirë që as unë, as ti nuk jemi njerëz surprizash. Por me shkuarjen time në Universitet dhe rritjen e punëve që ke këto kohë, gjej rastin të të rrëfej disa të vërteta midis nesh që tashmë janë ndjerë, por që thjesht nuk gjetën kohën të thuhen. Nuk e mendoja që diskutimet tona për jetën, ato netë të vona, do të më ndihmonin të njihja botën ashtu si e njoh tani.

Nuk e mendoja më parë që vazhdimi i studimeve të mia në këtë vend të huaj do të më ekspozonte ndaj kaq shumë diturive. Nuk pretendoja asnjëherë që instistimet e tua nga më të voglat tek më të mëdhatë dhe të qenit ‘gentleman’, do të ndihmonin të jetoja, dashuroja, në kuptimin e plotë të fjalës.

Me të gjitha këto kosto dhe investime për mua jam ndjerë shumë i mbrojtur nga rreziqet dhe pisllëqet e botës së vërtetë. E ndjej veten të fortë dhe me kapacitet për t’ja dalë në çdo kuptim. Tani po njoh realitetin që ke kaluar në fëmijëri dhe ato që ke ndjerë.

Nuk të kam njohur duke u rritur, nuk të kam parë as adoleshente, por të njoh tani më mirë se kurrë. Ti je një njeri i madh, i gjerë, i dashur dhe që sakrifikon për ata që i do më shumë se për veten. E ndiej që po bëhem ai burri me një grua të fuqishme nga pas tij. Do të jem me ty dhe do të suportoj gjithmonë.

@gridadumaal

♬ original sound – gridadumaal

grida duma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.