Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Po bënin lëvizje të dyshimta dhe…, si ranë në prangat e policisë dy të rinjtë

13:00 / July 8, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia Tirane1 770x366 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të nga Laçi dhe janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë.

Sipas policisë gjatë patrullimit të policisë në zonën e Unazës të rinjtë u konstatuan të kryenin lëvizje të dyshimta në zonat përreth. “Menjëherë shërbimet janë afruar për të bërë verifikimet e personave dhe 2 nga prej tyre, sapo kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar me vrap. Nga veprimet e para hetimore u bë identifikimi i këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin një sërë vjedhjesh me thyerje në zona të ndryshme të Tiranës”, thotë policia.

NJOFTIMI

Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të dyshuar për një sërë vjedhjesh.

Procedohet penalisht edhe 1 shtetas që kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një biçikletë të vjedhur.

Zbardhen dhe dokumentohen dhe disa raste të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • A. GJ., 20 vjeç dhe O. F., 22 vjeç, të dy banues në Laç.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

  • E. N., 23 vjeç dhe L. D., 27 vjeç, të dy banues në Laç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë patrullimit në zonën e Unazës kanë konstatuar këta shtetas duke bërë lëvizje të dyshimta në zonën përreth. Menjëherë shërbimet janë afruar për të bërë verifikimet e personave dhe 2 nga prej tyre, sapo kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar me vrap. Nga veprimet e para hetimore u bë identifikimi i këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin një sërë vjedhjesh me thyerje në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë dhe autorë të disa vjedhjeve të tjera dhe dëmtimeve të një numri të konsiderueshëm automjetesh dhe biçikletash, konkretisht:
•Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetases R. P. dhe kanë vjedhur sende elektroshtëpiake.

•Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit E. K. dhe kanë vjedhur një palë syze dhe një çantë.

•Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit O. S.

•Më datë 03.07.2020, në rrugën “Marije Kraja” kanë thyer xhamat e 4 mjeteve.

•Më datë 04.07.2020, në rrugën “Artan Lenja” kanë thyer xhamat e 6 mjeteve.

•Më datë 05.07.2020, në rrugën “Kongresi i Lushnjës” kanë thyer xhamat e 9 mjeteve.

•Më datë 07.07.2020, në rrugën “Jusuf Virjoni”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetases H. M.

•Më datë 07.07.2020, në rrugën “Perlat Rexhepi”, kanë thyer xhamin e mjetit të shtetasit M. N., ku kanë marrë një palë syze dhe një shumë parash.

•Më datë 07.07.2020, në rrugën “Zef Jubani”, kanë thyer xhamin e mjetit në përdorim nga shtetasi E. R.

Në vijim të veprimeve hetimore është gjetur dhe sekuestruar një biçikletë e vjedhur, të cilën këta shtetas ia kishin shitur shtetasit K. GJ., i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrim i pronës” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.