Një vajzë 17-vjeçare ka rrëfyer tmerrin që ka kaluar brenda një autobusi teksa është ngacmuar seksualisht nga një 50-vjeçar, ndërsa shprehet se nga tronditja nisi të bërtiste, të qante, madje tha se ka patur edhe sulme paniku. 17-vjeçarja ka raportuar në polici gjithë tmerrin që ka kaluar, ndërsa tha se në atë moment ajo sapo kishte mbaruar mësimin dhe po kthehej për në shtëpi.
“Pash një dorë që po më prekte, u trondita. E shtyva me dorë dhe fillova t’i bërtas, me dëgjoi i gjithë autobusi. Në fillim pasagjerët nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte.”-tha 17-vjeçarja, sipas të cilës, 50-vjeçari tentoi të largohej, por ishte shoferi i autobusit ai që e pengoi atë duke mbyllur dyert.
