Nga gjithë veshjet që kishin zgjedhur VIP-at në natën e madhe të Emmy Aëards, çfarë ra në sy më shumë se të tjerat ishte një kombinim i vetëm: ajo e ngjyrës rozë me të kuqe!
Mandy Moore u shfaq e veshur me një fustan të kuq me mëngë të rëna ngjyrë rozë dhe duket një mrekulli!
Kombinimi i këtyre dy ngjyrave u duk kaq shumë i përsëritur mbrëmjen e djeshme sa mund të themi që po flasim për një trend të ri.
Mëngët e fryra, që bien në kontrast me pjesën tjetër të fustanit, janë thjesht frymëzimi që ju duhet për eventin e radhës.
Për Shën Valentin përshembull, mund të vishni diçka si ky që mban Marisa Tomei.
Në fakt, që këto dy ngjyra rrinë mrekullisht bukur me njëra tjetrën e dinim që prej Met Gala-s së 2014-ës, kur Emma Stone u shfaq e veshur kështu!
/burimi Anabela/