Gjatënjë interviste për “Why Not” me Roza Latin, deputeti Dashamir Shehi ka folur për punën si deputet duke treguar disa detaje. Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi u shpreh edhe pse ka 32 vjet në politikë, ai nuk është lodhur dhe e bën profesionin e deputetit me një dëshirë shumë të madhe.
Ndërkohë, teksa u pyet për rrogat e deputetëve dhe se a ia u vonojnë ato atyre, Shehi u përgjgigj se shumica as që i presin sepse s’kanë nevojëpër to.
“Shumica prej tyre, as që e presin ditën e rrogës dhe nuk e kanë problem diçka të tillë. Ndodh që të futet rroga me datën 7 dhe ata e marrin me 17, pasi nuk kanë nevojë”, tha ai.
