Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Po garoj kundër një fëmije 6-vjeçar”, Biden tallet me Trump

20:32 / April 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump vs biden
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në darkën e përvitshme me Shoqatën e Gazetarëve Korrespondentë të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden nuk është kursyer aspak në batuta ndaj rivalit të tij republikan Donald Trump.

Gara mes dy kandidatëve 81 dhe 77 vjeç, më të vjetrit në histori, ka në qendër të debatit pikërisht moshën dhe kompetencën e tyre për të mbajtur një detyrë aq të vështirë sa ajo e presidentit.

Biden që rrallëherë i është përgjigjur shakave të Trump të tilla si “Joe Gjumashi”, kësaj here solli në vëmendje të gazetarëve një raportim se Trump e kishte zënë gjumi në një nga proceset gjyqësore të tij në Mahnattan.

“Don gjumashi, më pëlqen disi, mund ta përdor përsëri”, tha Biden.

Biden vazhdoi të përmendë zgjedhjet e vitit 2024 dhe pranoi: “Dhe po, mosha është një çështje. Unë jam një burrë i rritur që po garoj kundër një 6-vjeçari”.

“Mosha është e vetmja gjë që kemi të përbashkët”, tha Biden për kundërshtarin e tij në fjalimin e tij.

“Zëvendëspresidenti im në fakt më mbështet mua”, tha ai, duke iu referuar se si ish-zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili nuk mbështeti pretendimet e rreme të Trump se zgjedhjet e 2020 ishin vjedhur dhe nuk po i jep mbështetje Trump në 2024.

Në pjesën tjetër të fjalimit të tij, Biden u bëri thirrje mediave që të kalojnë shpërqendrimet gjatë mbulimit të zgjedhjeve, tha se gazetaria nuk ishte një krim dhe premtoi se SHBA po bënte gjithçka që mundej për të liruar reporterin e Wall Street Journal Evan Gershkovich, i cili klasifikohet nga SHBA si i ndaluar gabimisht në Rusi.

“Ka disa që ju quajnë ‘armik i popullit’”, tha Biden, duke iu referuar sulmeve të mëparshme të Trump ndaj gazetarëve duke përdorur këtë frazë. “Kjo është e gabuar dhe kjo është e rrezikshme. Ju realisht rrezikoni jetën tuaj duke bërë punën tuaj”.

Këtë vit, në mes të luftës Izrael-Hamas, rreth 400 protestues u mblodhën jashtë darkës për të protestuar ndaj qëndrimit të administratës Biden për luftën dhe mbulimin mediatik të saj, sipas një koalicioni të grupeve aktiviste që organizuan protestën.

biden fushata trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.