Prej ditësh po flitet për largimin e Agron Tufës bashkë me familjen e tij drejt Zvicrës për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që ka marrë për jetën. Këngëtarja Orgesa Zaimi duke i uruar mbarësi familjes Tufa, thotë se po ikën elita dhe njerëzit e çmuar e të dobishëm.
Përveçse autori i teksteve të disa këngëve të Orgesës, Agron Tufa është edhe bashkëshorti i motrës së saj, e për Orgesën ai ka qenë një vëlla i madh.
POSTIMI I ORGESA ZAIMIT
Kenga me e ndjere ne repertorin tim kompozuar nga Diana Ziu ne vitin 2015 dhe me poezi nga Agron Tufa nje tekst tashme i pershtatshem dhe i perjetshem per burrin e motres time… te mendosh qe jetojme ne 2019 ne ate te supozuaren LIRI por qe na doli nje burg i vertet, ky vend po humb shpresen cdo dite e me shume e prej tij po iken ELITA dhe njerezit me te cmuar e te dobishem…
Skam asnje deshire te bej as propagande as politike dhe asgje tjeter pervec art, ate qe di te bej me se miri me fjalen e tij te cmuar e shkrimin novator dhe te pagabueshem edhe kunati im dhe vellai im i madh.
Me vjen keq per brezat e ardhshem ne Shqiperi qe humben rastin per te qene student ne auditoret e tu, une kam qene me fat qe te kam pasur dhe profesor edhe udheheqes diplome. Fat dhe privilegj qe ke qene tekstshkrues i kengeve te mia REQUIEM, PASQYRAT, MAGNET, NJE SHISHE NE OQEAN.
Agron & Elvana Zaimi
Vesa, Bubulina, Shendi, Fisnik dhe Agzot
Ju prifte e mbara
Ju do GESA (AKA Teteja <3)
