Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Po kërcënohemi”, flasin banorët e pallatit në Shkodër: Ia kemi blerë Gjon Shkambit, kemi 13 vite gjyqeve

15:25 / October 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 08 152354
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët e pallatit për të cilin pretendon pronësinë Gjon Shkambi, nipi i të cilit vrau dy ditë më parë gjyqtarin Astrit Kalaja për këtë çështje, kanë folur për proceset e tejzgjatura gjyqësore prej 30 vitesh. Pashko Pepniku, së bashku me bashkëshorten e tij shprehen se banesën e kanë blerë nga Gjon Shkambi në vitin 1996 dhe këtë e kanë të faktuar me dokumente. Ata shprehen se ndihen të kërcënuar nga situata e ndodhur pas vrasjes së gjyqtarit, ndërsa prentedojnë se të gjithë familjarët e asaj godine kanë letër pronësie nga bashkia e Shkodrës që në vitin 1992.

“Në ’96 jam ulur prej zonës së Dukagjinit dhe kam marrë hyrje në atë banesë. Jam kam blerë Gjon Shkambit. Ma ka shit me një dekalratë me 4 dëshmitarë. Me një deklaratë, Shkambi thotë nuk është firma ime nuk e kam shit unë. Nuk e ka pranuar. E kam dorëzuar origjinalin. E ka përforcuar gjykata. 31 familjarë janë me letër të bashkisë në ’92. Bashkia e Shkodrës ia ka shit Gjon Shkambit. Lorenc Luka e ka çuar në këtë gjendje.

Certifikatën e pronësisë e ka marrë Gjoni. Familja Shkambi më ka kërcënuar 1 mijë herë. Jam në shtëpinë time, nëse bashkia më strehon e liroj që sot. Kam paguar 4 milionë lekë në vitin 1996, në dorë. E kam me dokument të provuar. E kam dorëzuar origjinalin në Gjykatë. Ndihem e kërcënuar që një gjyqtar i mirë i Shkodrës është i vrarë. Shteti e ka lënë në zvarritje.

Kemi 13 vite gjyqeve. Në vitin 2006 është tokë shtet në hipotekë. Në 2008 është regjistruar prona në emër të fisit Shkambi. Kanë vazhduar gjyqet, atë pronë e ka bërë me letra në hava. E ka marrë certifikatën në hipotekë. KLSH duhet ta vërtetojë. Kam vendimin e bashkisë në 1992 me emër e mbiemër. Me caktim hyrja, stresohet familjari filan fisteku, Atë dokument kemi ne, janë gjallë firmatarët. Na kanë kërcënuar. Mbasi kanë marrë vendimin e gjykatës”.

Gjon Shkambi pallati Shkodër
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e 4 korrikut dhe incidentet e dhunshme në komisariatin 3/ një i arrestuar, 7 nën hetim dhe 4 në kërkim

14:09 / July 7, 2026

Avokati i Veliajt: Pezullimi i afateve të paraburgimit është antikushtetues do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese

13:54 / July 7, 2026

Dhunoi të miturën dhe më pas të ëmën, arrestohet 15-vjeçarja në Fier, i shkaktoi lëndime fizike

11:56 / July 7, 2026

Kufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin: Është masa e fundit që jepet, duhet të shqyrtohen më parë masat më pak rënduese

11:21 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.