Ambasada amerikanë në Shqipëri ka hapur garën për një pozicion pune, por nëse mendoni se është punë ‘zyrtare’, e keni gabim. Pozicioni i hapur është ai i kopshtarit të Ambasadës, ndërsa kanë shpërndarë edhe të gjitha kriteret që duhen përmbushur nga kandidatët.
“Doni të punoni me ne? Ambasada kërkon kandidatë të kualifikuar për pozicionin e kopshtarit,”-shkruher ndër të tjera në njoftimin e ambasadës.
🇦🇱 | Doni të punoni me ne? Ambasada kërkon kandidatë të kualifikuar për pozicionin e kopshtarit. Për më shumë informacion dhe detaje mbi aplikimin, krijoni një llogari dhe hyni këtu 👉 https://t.co/5iepn3obHy pic.twitter.com/wvhkDt21nW
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) July 19, 2021
Por cilat kritike duhet të përmbushni? Kopshtari është përgjegjës për kryerjen e kujdesit për kopshtarinë dhe mirëmbajtjen e terrenit në ambientet e zyrës, ndaj dhe duhet përvojë 2-vjeçare dhe njohje elementare e gjuhës angleze.
“Kjo do të testohet,”–thuhet në njoftimin e Ambasadës.
