Policia e Dibrës bëri të ditur herët në mëngjes se një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
I riu Drilon Gjoni ishte duke udhëtuar me mjetin e tij “Mitsubishi” në aksin rrugor Ballejë-Krastë kur humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga.
Burime për Tirananews bëjnë të ditur se ai po kthehej nga festa e Ballem Sulltanit, një festë tradicionale e besimtarëve bektashinj. Mësohet se një natë më parë Gjoni qëndroi në teqenë e Ballenjes dhe rreth orës 02.00 po kthehej për në Krastë. Sakaq, rrethanat e aksidentit nuk janë sqaruar ende.
